Transmetuar më 23-10-2020, 13:09

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./NOA.al