Transmetuar më 23-10-2020, 14:08

Gjendet një shtetas i pajetë në Tiranë.

Ai është gjetur sot paradite i pajetë brenda një objekti të braktisur në rrugën “Mine Peza”.

I ndjeri është transportuar drejt morgut në Tiranës.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nuk e ka identifikuar ende personin që ka humbur jetën.

Dyshimet e para flasin për një endacak.

Gjithsesi, hetimet dhe ekspertiza do të nxjerë shkakun e vdekjes së tij.

/NOA.al