Transmetuar më 23-10-2020, 16:07

Në 24 orët e fundit, situata e koronavirusit në vend paraqitet thuajse e njëjtë si ajo e një ditë më parë. Katër pacientë kanë ndërruar jetë në dy spitalet COVID.

Ndërkaq, nga 1 mijë e 412 testimet e bëra, 306 persona kanë rezultuar të prekur.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,

6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,  4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19, një 21-vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetojë edhe një 49-vjeçar nga Elbasani dhe një 70-vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Në spitale po marrin trajtim mjekësor 260 pacientë, prej të cilëve 15 në terapi intensive dhe 6 në intubim, në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. /k.k/noa.al/