Transmetuar më 23-10-2020, 16:23

Prokuroria ka marrë sot në pyetje kryebashkiakun e Gramshit, Klodian Taçe.

Ky i fundit është thirrur pranë organit të akuzës, ku ka qëndruar për rreth 3 orë.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj kërkese të organit të akuzës ndaj numri një të Bashkisë së Gramshit.

Krahas tij janë thirrur edhe persona të tjerë për t’u marrë në pyetje.

Sipas informacioneve paraprake, objekt i hetimit ka qenë zhvillimi i tenderave dhe dyshimet për abuzimet me to. /k.k/noa.al/