Transmetuar më 23-10-2020, 18:06

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në Korenë e Jugut, pak ditë pasi kishin marrë vaksinën kundër gripit.

Madje në mesin e viktimave është edhe një 17-vjeçar.

Ky i fundit thuhet se ishte ndër të parët që humbi jetën, duke e kthyer situatën në mjaft serioze.

Vendi ka shpallur gjendjen e alarmit pasi rastet me personave me grip janë duke u rritur.

Ndërkaq, Kryeministri Chung Sye-kyun shprehu ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi shkakun e saktë të vdekjeve.

Ai tha se fushata e vaksinimit duhet të vazhdojë. /k.k/noa.al/