Transmetuar më 23-10-2020, 18:45

Një aksident i rëndë u raportua sot në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një makinë doli nga rruga dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Policia thotë se shtetasi Q.Gj., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Por më vonë, kirurgu në spitalin e Lezhës, Qesk Gjergji që pësoi aksident në aksin Lezhë-Shkodër ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku u soll me urgjencë.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Balldre, ku kirurgu po drejtonte automjetin dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Noa publikoi pamje të censuruar nga vendi i ngjarjes, që gjenden në galeri.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që i shkaktoi aksidenti. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor në  vendgjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Aksident i rëndë, një person përfundon i larë në gjak në rrugë