Transmetuar më 23-10-2020, 19:08

Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, është shoqëruar për rreth 30 minuta në prokurori, ku është marrë në pyetje.

Procedura erdhi lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tenderë.

Ligjërisht, Klodian Taçe si kryetar është i detyruar t’i përgjigjet prokurorisë në lidhje me tenderët që bashkia fiton dhe që janë objekt hetimi.

Veç kryetarit të bashkisë, janë marrë në pyetje edhe specialist të bashkisë.

Pak ditë më parë, të njëjtës procedurë i është nënshtruar edhe kryebashkiaku i Librazhdit.