Transmetuar më 23-10-2020, 19:44

Mediat e huaja kanë nisur të aludojnë për bashkëshorten e Presidentit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila prej nëntë muajsh nuk është shfaqur në publik duke hedhur dyshime se është vrarë.

Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Analistë të shumtë aludojnë, se gruaja e diktatorit është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai.

Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.

Në paradën e fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 Tetor nuk u paraqit, ndaj zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është kthyer në diskutim për median.

Sipas një burimi të paidentifikuar, thuhet se 31-vjecarja po vuan nga një problem shëndetësor, ndërsa një tjetër thotë se po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh.