Transmetuar më 23-10-2020, 20:06

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se një pluhur i verdhë që po vjen nga Kina mund të sjellë koronavirus.

Rrugët e kryeqytetit u raportuan të ishin praktikisht të zbrazët të enjten pas paralajmërimit, njoftoi sot BBC.

Shteti më i izoluar, pretendon se aty nuk ka koronavirus, por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Deri tani nga ekspertët nuk bëhet një lidhje midis reve të sezonit të pluhurit dhe Covid-19. Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që bën këtë paralajmërim.

Edhe Turkmenistani pretendonte se pluhuri i mbushur me viruse ishte arsyeja që qytetarëve u thuhej të vinin maska.

Rusia publikoi një njoftim ku alarmon se një re verdhë pluhuri është lëshuar nga Kina dhe dyshimet janë se mund të jetë e lidhur me Covid-19.

CDC amerikane deklaroi se virusi Covid-19 mund të qëndrojë disa orë në ajër.

Televizioni Qendror Korean (KCTV) i kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të Mërkurën, duke paralajmëruar një fluks të pluhurit të verdhë të nesërmen. Ai njoftoi gjithashtu një ndalim në të gjithë vendin për punën e ndërtimit në natyrë.

Pluhuri i verdhë mund të jetë dhe rërë nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut në periudha të caktuara të vitit. Ajo është e përzier me pluhur toksik që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.