Përjashtimi i Shqipes nga “Për’Puthen”, ja kush ishte strumbullari
Transmetuar më 23-10-2020, 20:42

Përjashtimi i Shqipes nga “Për’Puthen”, bëri që të gjithë në këtë show të vlejnë.

Kishte persona që ishin dakord me këtë vendim, por kishte edhe nga ata që mendonin që Shqipja e meriton një mundësi të dytë. Marisi, u përpoq të analizonte më në detaje, debatin që shpërtheu në studio, që dërgojë më pas edhe në përjashtimin e Shqipes.

Ai tha se i gjithë faji ishte i Gracianos, i cili në një takim që sipas tij supozohet të flasësh për dashurinë, flitet për “marrëdhënie treshe”. Ndër të tjera ai tha se nuk është mirë që të flitet për këto tematika, pasi emisioni ndiqet nga të gjitha moshat.

“Strumbullari është Graciano. Ky është përputhen, ne në takimet e para të flasim për marrëdhënie, treshe, katërshe, kjo nuk është normale. Kushdo ta mbajë për veten e vet, ka një sens logjik. Që në takim, është i ndjekur, na ndjekin të vegjël edhe të moshuarit, sepse kanë dëshirë të shohin si njihet brezi jonë”, u shpreh Marisi.

Arjoni komenton largimin e Shqipes: Duhet të ndodhte më parë, ka shkelur të drejtat e njeriut

Arjoni u shpreh pro vendimit të produksionit për të përjashtuar pa afat Shqipen nga emisioni “Për’Puthen”.

Ai tha se nëse Shqipja do të bënte ato deklarata në një shtet tjetër, tanimë do të ishte duke u ndjekur penalisht.

Arjoni shtroi pyetjen, përse tani ky largim? Dhe shtoi se Shqipja ka gabuar e sistematikisht nuk ka respektuar të drejtat e njeriut.

“Në një vend tjetër do të ishte ndjek penalisht. Përse kaq vonë përjashtimi, kjo është ekspuls, përse kaq vonë. Ajo nuk është e drejtë të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Arjoni.