Transmetuar më 23-10-2020, 20:56

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 192 vite burg 35 të arrestuarit  e operacionit “One if by Land”, i zhvilluar rreth dy vite gjysmë më parë.

Bëhet fjalë për 35 anëtarë të shtatë grupeve kriminale që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Ky grup kriminal u godit nga një aksion i gjerë i ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit. Për pjesëtarët e këtij grupi prokuroria kërkoi plot 347 vite burg.

Dosja hetimore

Sipas dosjes hetimore, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria drejt Amerikës dhe Kanadasë, kundrejt shumave që varionin nga 25-30 mijë dollarë, dhe nga Shqipëria në Angli kundrejt 7000 paundve.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë shtetasve shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, përmes veprimeve aktive, ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin itineraret Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republika Domenikane – SHBA / Kanada; Shqipëri-Spanjë-Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Përmes falsifikimit të dokumenteve, rrjeti i trafikantëve ka trafikuar mbi 1000 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e emigrantëve të paligjshëm ka dyshime se nuk kanë mbërritur në destinacionin për të cilin kanë paguar, por janë braktisur nga trafikantët në vendet e Amerikës Latine.

Hetimet kanë zbuluar se trafikantët shfrytëzonin disa agjenci në Tiranë dhe Lezhë për prerjen e biletave të udhëtimit për qëllime turistike, dhe më tej sapo mbërrin në vendet e Bashkimit Europian, qytetarëve të interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli ju jepeshin dokumente të tjera të falsifikuara së bashku me një biletë të re.

Të dënuarit

1-Ardian Corrin me 8 vite burg

2-Luan Qyrku 7 vite burg

3-Eno Mucollari 6 vite burg

4-Ardian Gurakuqi 6 vite e 4 muaj burg

5-Zaim Hysenbelliu 7 vite burg

6-Arben Kajaçi 6 vite burg

7-Genci Osmanaj 5 vite 4 muaj burg

8-Oltjan Serani 4 vite burg

9-Tanush Prenga 5 vite 4 muaj burg

10-Liri Muçollari 4 vite burg

11-Fuat Zaimi 5 vite 8 muaj burg

12-Nikolin Priska 4 vite burg

13-Ylber Rama 4 vite burg

14-Haki Tarja 4 vite burg

15-Bedri Bendaj 6 vite burg

16-Erenik Avdylli 4 burg

17-Nik Bushi 5.8 vite

18-Kolë Vushaj 7 vite e 4 muaj burg

19-Emiljan Sinjari, 4 vite burg

20-Alfred Kalaj 8 vite burg

21- Mhill Zefi 6 vite burg

22-Nosh Volaj 5. 4  vite burg

23-Prel Gjelaj 5 vite burg e 4 muaj

24-Sokol Duli 6 vite e 8 muaj burg

25-Euglen Dushku 4 vite burg

26-Leonora Dushku 4 vite burg

27-Roza Frroku 4 vite burg

28-Blerim Brahimi 5 vite 4 muaj burg

29-Luigj Shtinja, 5 vite 4 muaj burg

30-Esat Cakoni 4 vite burg

31- Fatos Muja 5 vite 8 muaj burg

32-Kreshnik Muja, 5 vite 8 muaj burg

33- Artur Karaj, 6 vite burg

34-Kristian Zallinaj 5 vite e 4 muj burg

35-Mensur Selami, 6 vite burg