Transmetuar më 23-10-2020, 22:01

Deputeti Lefter Koka ka shpërndarë në facebook një foto krahë për krahë ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Në përshkrimin e fotos Koka shprehet se miqtë e vërtet janë si vera e vjetër, ata nuk të lodhin kurrë.

Ajo që vihet re në foton e publikuar është ndryshimi drastik në pamjen e  ish-kryeministrit, i cili shfaqet më i mbushur se zakonisht, si dhe me mjekër e flokë të thinjur.

Në galeri shihni pamjet e Fatos Nanos.

Postimi i plotë:

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë!

Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.