Transmetuar më 24-10-2020, 00:00

Në atë që cilësohet si LungoMare e Durrësit, janë ndezur dritat e një ndriçimi të ri led, bashkëkohor dhe përgjatë një segmenti si kurrë më parë.

Pas një viti e gjysmë nga nisja e investimit, shëtitorja "Taulantia" është tashmë e ndriçuar tërësisht.

Kryeministri Edi Rama shkruan se u ndezën dritat, në atë që ai e quan “Lungomarja” e re e Durrësit.

Ai shton se, “më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh’.

Statusi

SAPO NDEZËM DRITAT NË “LUNGOMAREN” E RE TË DURRËSIT… *** Më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh🤩