Transmetuar më 24-10-2020, 10:06

Geraldina, një grua pasive por e bukur. Vajzë e një konti jo te pasur austrohungarez (slloven tamam tamam) dhe nje amerikaneje.

Në moshen 9 vjeçare Geraldina behet me njerk francez mbas vdekjes te te atit… punonte si biblotekare ne France kur u "gjuajt" nga mjeshtri Zog.

Titujt e dikurshem te te atit ishin ato qe i duheshin me se shumti Zogut, pasi ato i mungonin matianit ambicioz shqiptar.

Gjithsej ajo nuk arriti ti bej dy vjet jete mbi token shqiptare, si para braktisjes se Shqiperise me Zogun ne 39-ën, por edhe kur u kthye ne 2002..

Heroizmat e saj mbeten: durimi i nje burri imoral, problematik ne sjellje dhe pa stabilitet si Zogu (pa i hyre personalitetit te tij politik), durimi ndaj 4 motrave te Zogut, intrigante – hipokrite, anadollake dhe ziliqare ndaj saj dhe klasit të saj dhe durimi më i madh ndaj djalit të saj Lekës, i cili si biri të atit kurrë nuk i dha nënës së tij stabilitet dhe paqe, por dëbimet, burgosjet dhe spostimet nga nje shtet në tjetrin "falë" implikimeve te tij me çështje dhe njerëz me kartele kriminale bënë që, më shumë Geraldina te ndjehej nje nene e pafuqishme shqiptare se nje Mbretereshe perrallash qe ajo kurre nuk u bë, se nuk kishte si te behej.

Brizida Gjikondi

Elozhet "fantastike" që kryeministri i thurte dje, nje gruaje pasive por te bukur, më lanë një shije jo te mirë..

Epoka e mbreterive ka rënë, pak, shumë pak syresh kanë mbetur dhe këtu e kam fjalën për ato të vertetat, jo ato si pseudo mbretëria shqiptare.

Por asnjë kryeminister i nje shteti Republike nuk mendoj se i thur lavde stratosferike sidomos nje "mbretëreshë" pa mbreteri dhe pa mbretërim.

Më lënë shije të keqe shtetarët që bëjnë historianin. Gustot dhe formimi personal nuk jane libri i historise së një kombi.

Subjektivizmi nuk është trend politik. Të lartesosh dhe justifikosh tradhtarë me vepra të interesave të ketij populli,  nuk tregon thyerje tabush dhe hapje mendje, por ambientim me imoralitetetin, me korruptimin dhe zhberjen e vlerave kombëtare.

Ka kohë qe kryeministri larteson figura te zymta te historise sonë, (ketu s’e kam fjalen per Geraldinen e pafat), të gjithë heshtin, edhe historianët per profesion, por edhe pseudo të majtët të cilëve iu ha buken e iu pështyn kupen.

Megjithëse kjo nuk eshte histori te majtesh dhe te djathtesh të cilet per mua as nuk ekzistojne si kahe klasike tashme ne Shqiperi.

Kryeministri eshte shkeputur nga pozicioni i tij funksional mendon se është guruja orientuese e shqiptarve. Po guru nuk te ben imponimi i kendveshtrimeve personale, sidomos ne fusha qe jane shume dimensionale.

Dhe është tjetër gjë kush i ka kaluar në shpirt e kurriz e tjeter gjë kush i njeh. Guru te ben shembulli personal, modestia dhe heshtja medituese, sidomos per ngjarje dhe figura qe me shume ndajne se sa bashkojne.

Shtetari bën shtetarin, jo shkuesin, as shkruesin e historise së të shkuarës. Secili shkruan historinë e vet. Koha dhe morali kombëtar shkruan historinë e të gjithëve!