Transmetuar më 24-10-2020, 10:50

Dy të rinj Mikel Çota 21 vjeç, dhe Dionis Ķopaçi 23 vjeç, kanë rënë në pranga e policisë, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatmir Duka.

Konflikti mes të rinjve mësohet se ndodhi për shkak të një vajze.

Ngjarja ndodhi në qendrën e komunës në Hotolisht të Librazhdit.

Fatmir Duka pas një konflikti për motive të dobëta u plagos me thikë, ndërsa u transportua në spitalin e Traumës ku pas ndihmës së parë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se për këtë ngjarje u procedua penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasi K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë.