Transmetuar më 24-10-2020, 10:56

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka reaguar me një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët duke i bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19.

Binoa nga ana e saj sapo kaloi Covid-19.

Teksa kujton se ishte një nga personat që u prek rëndë nga koronavirusi, për të gjitha personat që nuk besojnë se koronavirusi nuk ekziston ajo i bën thirrje të dëgjojnë historitë njerëzore.

Gjithashtu Bino thotë se virulenca e COVID-19 siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP shton se rreziku mbetet ende i lartë, si për personat me sëmundje shoqëruese , por edhe për personat të cilat mund të mos kenë sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë”.

“Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin”, – thekson ajo.

“Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, – tha Bino.

Mesazhi i Binos është shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/630595517579838/?t=2