Transmetuar më 24-10-2020, 11:11

“Çukur” është një ndër serialet turke më të ndjekur në Shqipëri.

Mirëpo, një lajm jo fort i mirë vjen për adhuruesit e këtij seriali. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se një nga aktorët ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për Xhelasunin, emri i vërtetë i të cilit është Kubilay Aka.

Ndërkohë, mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por janë ndërprerë xhirimet e serialit “Çukur”, (asi, aktualisht aktori është izoluar).

I gjithë stafi i është nënshtruar testit por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

/NOA.al