Transmetuar më 24-10-2020, 11:53

Tiranë, plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari

Dy burra në Tiranë janë konfliktuar ashpër mes tyre duke futur në "lojë" edhe armë të ftohtë me pasojë plagosjen e njërit prej tyre, raporton noa.al.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, morën njoftim se në rrugën "Mysylm Keta", dy shtetas po konfliktoheshin dhe njëri prej tyre ishte plagosur me thikë.

Forcat policore kanë shkuar në adresën e dhënë, ku pas ndërhyrjes së tyre u bë i mundur parandalimi i precipitimit tragjik, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /noa.al/