Transmetuar më 24-10-2020, 12:08

Plot 14 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë dhe Fier gjatë 24 orëve të fundit.

Nën akuzë për plagosje, dhunë ndaj bashkëshortes, apo brenda familjes, si dhe për veprat të tjera penale, policia ka prangosur 14 persona në dy qarqe të vendit, 9 në Tiranë dhe 5 në Fier.

“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale”.

Blutë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga blutë e Komisariatit Nr.4, u bë arrestimi i 20-vjeçares R.S., e cila ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”, dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e një firme security.

O.H., 32 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ll., 29 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, ish të dashurën e tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K.X., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka denuar me 30 ditë burg, për vepren penale “Ndërtim pa leje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  G.K., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e “Prushit”, ka aksidentuar biçiklistin I.D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

D.A., 55 vjeç, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.28 mg/l.

K.T., 38 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Rrugore si dhe nuk iu është bindur urdhërit të ligjshëm të tyre për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin me inicialet E. V., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë dhe L. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/NOA.al