Dj shqiptar dominohet për çmimin e madh në Spanjë (Foto)
Transmetuar më 24-10-2020, 12:22

Jo vetëm Dua Lipa dhe Ava Max! Dj shqiptar REGARD nominohet për çmimin e madh në spektaklin gjigant në Spanjë

Suksesi i artistëve me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, vijon me nominimet në çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards.

Është bërë e ditur se tre artistë shqiptarë të nominuar në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Në ndarjen e çmimeve të sivjetme do të përfshihen gjithashtu Çmimi i Artë i Muzikës që do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Doné, pas vdekjes së tij më 9 qershor.

Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.

Dua Lipa, e cila dy vjet më parë ishte prezente në Los40 Music Awards dhe rrëmbeu tri çmime, sivjet është e nominuar në katër kategori. Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori, ndërsa DJ Regard është nominuar për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”.

Vlen të thuhet se Regard, dj shqiptar po pëlqehet tej mase në arenën ndërkombëtare me HIT-et si "Ride it" apo "Secrets".