Transmetuar më 24-10-2020, 12:58

Partia Socialiste për të siguruar mandatin e tretë ka vendosur të zbresë në bazë.

PS ka ngritur një platformë ku fton anëtarët e saj që të zgjedhin kandidatët për deputetë dhe të japin vlerësimin për punën e deritanishme të secilit ministër.

Kjo parti ka shpërndarë me anë të një zarfi, për çdo anëtar, “username”-in e tyre  dhe “pasword”-in, që ata të anëtarësohen në platformë dhe të votojë “online” për deputetin e ardhshëm. Kështu, ndryshe nga votimi i PD-së, PS ka zgjedhur platformën elektronike për votimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në çdo qark dhe zonë, mes emrave të propozuar, nga baza do të zgjidhen të preferuarit e tyre. Në fund të procesit do të përzgjidhen 140 kandidatët më të pëlqyer nga bazë, të cilët do të futen në garë për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne jemi forca e vetme që mund ta ndryshojnë Shqipërinë”, – është thënë anëtarëve para votimit, disa muaj para se PS dhe kryeministri Edi Rama të kërkojë mandatin e tretë historik.

Zv.kryeministri, Erion Braçe e zyrtarizoi këtë nismë, teksa përmes një postimi në rrjet ka njoftuar se këtë fundjavë në Divjakë do të vlerësohen deputetët dhe qeveria.

Braçe i bën ftesë çdo socialisti që të vlerësojë punën e çdo deputeti dhe anëtari të qeverisë pa kursyer kërkënd.

Postimi i plotë:

#NEPUNE

Ne #PARTIASOCIALISTE

JANE DITET PER TE VLERESUAR DEPUTETET DHE QEVERINE!

Cdo socialist duhet ta bej tani;

Ne ne #Divjake do vleresojme kete fundjave.

Kujtdo qe i ka mberritur me zarf ne shtepi username e pasëord,

duhet te hyje ne platforme dhe,

ne dy tabelat qe do i shfaqen,

njera me deputetet e qarkut dhe

tjetra me qeverine,

TE VLERESOJE NE SISTEM DEPUTETET DHE ANETARET E QEVERISE!

Nje sugjerim kam;

Puna eshte thelbi i vleresimit, patjeter.

Por mos harroni dhe marredhenien me ju, ate politike, zyrtare por mbi te gjitha njerezore.

Deputeti si rregull eshte perfaqesues i vullnetit tend te shprehur me vote!

Cdo socialisti dua ti them;

Vlereso i lire, mos u ndiko nga asgje e nga askush-kryetar organizate,

kryetar partie, deputet, minister;

VLERESO SIC TI MENDON,

MOS KURSE KERKEND!