Transmetuar më 24-10-2020, 14:06

Ambasada e SHBA në Tiranë uron kandidatët të cilët janë kualifikuar në garën për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa e cilëson procesin si të vështirë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkroi Ambasada e SHBA.

BKH ka nxjerrë një ditë më parë edhe listën e kandidatëve që kanë kaluar testin e radhës, atë të aftësisë fizike dhe do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim.

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020, mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

“Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, – njofton BKH.

/NOA.al