Transmetuar më 27-10-2020, 06:35

Gadishulli i Ballkanit po vijon të jetë në ndikimin zonës me presion të lartë atmosferik duke ifluencuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.

Ditën e sotme, e Martë dt 27 Tetor 2020 moti parashihet të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të mëngjesit, alternime kthjelliemsh me vranësira mesatare.

Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 7/21°C

Zonat e ulëta 9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

Kosova sot

Kosova për ditën e Martë dt 27 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit, vranësira mesatare dhe kthjellime.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 17°C-20C° gradë Celcius.

E Mërkurë dt 28 Tetor 2020

Nesër, moti pritet të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 8/19°C

Zonat e ulëta 10/23°C

Zonat bregdetare 13/21°C