Transmetuar më 28-10-2020, 11:42

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është  vetëizoluar, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ka treguar edhe simptomat, që e detyruan t’i nënshtrohet tamponit.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës”, tha Kurti në një reagim.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”.

Ka pasur shumë reagime në adresë të Albin Kurtit, lidhur me lajmin kur ai pranoi se ishte infektuar me Covid-19.

Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha se, “Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë”.

“Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat”, – shkroi Pacolli.

“Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, u bëri thirrje Behgjet Pacolli qytetarëve të tjerë.

/NOA.al