Transmetuar më 16-10-2020, 11:05

Në Sofje, është nënshkruar një memorandum për të forcuar edhe më shumë zhvillimin e turizmit mes dy vendeve.

Memorandumi u nënshkrua për palën shqiptare nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Për palën bullgare, ky memorandum u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja për Politikat Ekonomike e Demografike dhe Ministre e Turizmit, znj. Mariyana Nikolova.

"Besoj se me zhvillimin e projekteve tona të ardhshme të përbashkëta, përfshi këtu dhe ato në kuadrin e korridorit të tetë panevropin, do të kontribuojmë më shumë për zhvillimin e regjionit, tha Marijana Niollova.

"Ka për t’u bërë shumë, qa ta rritim numrin e turistëve, tha nga ana e vet Gent Cakaj. Qëllimi i parë është rifillimi i fluturimeve direkte Sofja – Tirana. Inkurajojmë edhe bashkëpunimin mes porteve në Durrës dhe Varna, si dhe punën e mëtejshme për ndërtimin e korridorit Nr. 8, nënvizoi gjithashtu MPJ shqiptar. /e.k/noa.al/