Transmetuar më 03-11-2020, 21:38

Më në fund, muzikë e mirë shqiptare për të gjithë. Dhe me një mision të veçantë: T’i gëzohemi jetës, sidomos në këto kohëra kovidiane që po jetojmë.

Ndaj "Këngë moj" që nisi transmetimin në tv kombëtar Vizion Plus, tregoi sonte se ka sfiduar dukshëm pandeminë stresuese dhe të pambarimtë, duke sjellë në shtëpitë tona një atmosferë të gëzueshme.

Spektakli i vëllezërve Pandi dhe Bledi Laço, ka sjellë para ekranit në këtë natë të parë, këngë dasmash, nën interpretimin e emrave më të mirë të muzikës shqiptare.

Eli Fara, Era Rusi, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Artiola Toska, Remzie Osmani, Soni Malaj, Ylli Baka, etj., po dhurojnë këtë mbrëmje të së martës në premierë, një buqetë këngësh dasmash nga veriu në jug. /noa.al/

Shikojeni edhe ju këtu