Transmetuar më 05-11-2020, 15:40

Autoritetet shëndetësore në Kosovë publikuan të dhëna tronditëse sa i përket koronavirusit në 24 orët e fundit.

661 raste të reja janë konfirmuar nga 1 mijë e 617 testime, numri më i lartë i të prekurve ditorë që nga fillimi i epidemisë.

Për fat të keq 6 pacientë kanë humbur jetën.

92 pacientë të tjerë janë shëruar plotësisht në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206, 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe 720 të tjerë kanë humbur jetën. /k.k/noa.al/