Transmetuar më 09-11-2020, 08:50

Pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë pak ditë më parë, autoritetet konfirmuan se shqiptari Kujtim Fejzullahi ishte njëri nga personat që mori pjesë në këtë sulm. Ai ishte me prejardhje nga Çellopeku i Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe ishte 20 vjeçar.

Prejardhjen e tij e kishte konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Burime kanë bërë të ditur se Kujtimi kishte lëvizur viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe ka pasur marrëdhënie të fuqishme me radikalët në Bosnjë dhe Serbi.

Përmes një bisede të siguruar nga "InDoks" mes dy personave që kanë pasur lidhje me Kujtimin, mësohet se ky i fundit ka qenë grumbullues i mjeteve financiare tek qytetarët muslimanë në Austri për t’i ndihmuar aktivitetet radikale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“A po e sheh nuk po ndalen qafirat”.

“Një vëlla në Austri sonte nuk e di çka u bë me të”.

“Po i joni a”?

“ I Maqedonisë  ai që i dërgojke paratë më ja dhënë hoxhës”.

Deri tani dihet pak për lidhjet terroristit Kujtim Fejzullahi, dhe nëse i njëjti ka pasur edhe lidhje me ekstremisë në Kosovë.

Fejzullahu kishte kontakt me së paku një person në Kosovë, i njëjti që i kishte kërkuar që ta lidhte me një familjar të tij të ISIS, i cili ishte në burg duke vuajtur dënimin.

Këto informacione, që janë edhe biseda me ekstremistë të tjerë që njiheshin me të, e përshkruajnë Fejzullahin si ai djali që “na jepte para për të ia dërguar hoxhës”, por pa e zbuluar se cilit imam. /Express