Transmetuar më 09-11-2020, 16:43

Në bankën e të akuzuarve për krime lufte është edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit doli sot në seancën paraprake në Gjykatën e Hagës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura për të.

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka thënë Thaçi duke mos e zgjatur fjalën e tij.

Në përfundimet e Prokurorit Special, Thaçi akuzohet për trajtim mizor, tortura, përndjekje, burgosje dhe një sërë aktesh të tjera përgjatë periudhës 1998-1999, kohë kur është zhvilluar edhe lufta e Kosovës.

Në Gjykatën Specilae janë thirrur të dëshmojnë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. /k.k/noa.al/