Transmetuar më 09-11-2020, 21:19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 293 testime dhe prej tyre 515 kane rezultaur pozitivë, ose rreth 40 për qind e testeve të kryera.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima.

Numri i infektimeve të reja gjatë ditës së sotme është përgjysmuar dhe gjithashtu ka rënë numri i viktimave. E  diela shënoi dhe rekordin e radhës.

Maqedonia e Veriut rregjistroi rekord të ri prej 1.285 rastesh të tjera me COVID-19, një ditë më parë.

Një ditë më parë edhe numri i viktimave shënoi rekord: 26 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e kaluara.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë dy ditëve të kaluara po ashtu u regjistruan 14 viktima. Numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.130 gjatë pandemisë.

Në tre ditët e undit, në total kanë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut 60 pacientë.

Nëse i referohemi shifrave, Shqipëria me një pupollsi rreth 1 milion banorë më shumë se vendi fqinj,  shënoi sot rekord me 525 të infektuar dhe 12 viktima. Edhe Kosova paraqet një situatë alarmante, ashtu sikurse Italia dhe Greqia.

Vala e dytë që ka përfshirë Europën dhe më konkretisht Shqopërinë dhe vendet fqinje që e rrethojnë duket më e ashpër dhe shumë më agresive.