Transmetuar më 10-11-2020, 16:17

Kadri Veseli ishte i treti ish-zyrtar publik në Kosovë që doli përpara gjyqit të Hagës për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sa herë që pati mundësi të flasë, ish-kreu i Parlamentit dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, u deklarua i pafajshëm në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokurori Special.

Kadri Veseli: Faleminderit i nderuar gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës.

Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë dhe jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën ndaj Veselit më 26 tetor, por ajo u bë publike më 5 nëntor.

Veseli, ka një aktakuzë të përbashkët me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. /k.k/noa.al/