Transmetuar më 11-11-2020, 18:52

Një ngjarje tronditëse është denoncuar nga faqja “Discover Albania”.

Një foshnje e braktisur është gjetuar nga një qyetatare në kryeqytet

“Ky fëmijë (mashkull) është gjetur sot në Tiranë nga një mikja ime….e hedhur në derën e shtëpisë së saj.  Fëmija ishte nxirë dhe gati po ndërronte jetë nga mos ushqyerja”, shkruan faqja lidhur me ngjarjen.

“Pasi e mori i dha qumësht dhe ai filloj ta marrë veten, tani ndodhet në Urgjencën e Tiranës….dhe një kafshe të tentosh t’ja marrësh foshnjën të shqyen…..Në  çvend po jetojmë? Ne çfarë jemi shndërruar?!

“O Zot na drejto!!!!”

(Për shkak hetimesh..shenja gishterinjsh etj…nuk lejohet të lëvizet nga vendngjarja ndaj zonja e ka ushqyer aty ku ishte)” raportohet nga “Discover Albania”.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen në fjalë, apo si qëndron e vërteta e denoncuar që ka prekur shumë qytetarë në rrjtete sociale. /a.m/NOA.al