U infektua me Covid, Imzot George Frendo dërgohet në Itali
Transmetuar më 13-11-2020, 09:15

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për njw mjekim më të specializuar.

Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

“Ju njoftojmë se SH.T.Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme. Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim. /e.a/noa.al/