Transmetuar më 13-11-2020, 13:33

Për herë të parë sivjet, Festivali i 59-të i Këngës në RTSH nuk do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, por në mjedis të hapura. Dhe për publik, do të ketë kalimtarët.

Kozeta Kurti, në rolin e drejtueses së marrëdhënieve me publikun te Festivalit të 59-të të Këngës zbulon disa detaje nga ky edicion.

Ajo ka treguar në RTSH se për shkak të kufizimeve të pandemisë, festivali do të zhvillohet në një ambient të hapur në qytet.

Skena do të jetë e ndërtuar me makina retro, ndërsa publik do të jenë edhe kalimtarët e rastësishëm.

Kur është pyetur nga moderatoret e programit nëse do të mundohen të shmangin komentet negative, ajo shpjegoi se janë "presione" mes këngëtarëve që të bëjnë njëri tjetrin të tërhiqen nga gara. Përsa i përket festivalit të 58, Kozeta tha:  "Nuk di ku ishin këngët

në atë festival, pashë shumë gjëra por vetëm këngë jo! Ishte një festival këngëtarësh, jo këngësh. Mua më pëlqen festivali tradicional i këngëve!"

Ndërsa përsa i përket përzgjedhjes së dy moderatorëve, Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi, Kozeta tha se "janë figura të pakonsumuara në drejtimin e një festivali". Gjithashtu ajo zbuloi se Blendi do të jetë edhe në rolin e skenaristit, ndërsa Jonida "do të shfrytëzohet edhe në profilin e saj si aktore". Juria nuk është përzgjedhur ende.

Mbetet për t’u parë se si do të realizohet festivali i 59të i Këngës,  që do të përzgjedhë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në 2020.