Transmetuar më 14-11-2020, 19:56

Ndërron jetë nga Covid-19, këngëtari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Refet Imeri.

Ai ndërroi jetë 14-ditë pasi i ati i tij, Ali Imeri (Lika) vdiq gjithashtu nga Covid-19.

Refet Imeri ishte prekur nga Covid-19 dhe pas gati 3 javë i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Babë e bir kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe.