Transmetuar më 16-11-2020, 17:02

Kur ikona e muzikës ‘pop’ Michael Jackson vdiq në 2009, në moshën 50 vjeç , ai thuajse ishte deklaruar i falimentuar. Të ardhurat e tij ishin më të pakta se shpenzimet.

Tani, 11 vjet pas vdekjes së tij, emri i markës së mbretit pop ka fituar pak më shumë se 2 miliardë dollarë, sipas dokumenteve që kanë janë bërë publike.  .

Fitimet vijnë nga "This is it", "The Immortal world Tour" nga “Cirque de Soleil”, si dhe shitjet e albumeve të tij.

Ato vijnë gjithashtu nga të drejtat e këngëve të yllit të muzikës, por edhe të drejtat nga këngët dhe shfrytëzimi komercial i grupit,  Beatles, të cilën ai e kishte blerë kur ishte në kulmin e karrierës së tij.

Sipas të dhënave financiare, kur Michael Jackson vdiq, albumet e tij "Off The Wall", "Thriller" dhe "Bad" ishin një surprizë.

Njëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, Michael Jackson është ende në krye të listës së artistëve më të paguar dhe me më shumë të ardhura në planet.

Në veçanti, ai është numri një në listën e Forbes, emri i të cilit fiton shuma marramendëse edhe pas vdekjes./a.m/NOA.al