Transmetuar më 16-11-2020, 19:45

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka publikuar historinë e dëshmores së Atdheut, 17 vjeçares nga Gjakova, e cila u vra nga forcat serbe gjatë betejës së Çabratit.

Nën hashtagun “Liria ka emër”, Majko ka bërë publike vrasjen e adoleshentes shqiptarem, në një kohë kur në Hagë aktualisht po gjykohen drejtues të UÇK-së, për krime lufte.

Yllka Domi u varros nga forcat serbe në një varrezë masive afër Beogradit. Ndryshe nga shumë të zhdukur të tjerë, trupi i saj i pajetë u zbulua në vitin 2003 dhe u varros në vendlindjen, Gjakovë, ku prehen Dëshmorët e Kombit.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:  LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni.

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj.

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar.

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!/a.m/NOA.al