Transmetuar më 17-11-2020, 20:13

As tradita, as emri nuk mjafton. Besa njihet si një ndër emrat që bëri histori në futbollin shqiptar.

Pasi ra nga elita, prej disa vitesh skuadra kavajase garon në Kategorinë e Parë.

Por verdhezinjtë nuk luajnë dot prej kohësh as në fushën e tyre.

Shkak është bërë degradimi i stadiumit.

Fillimisht FSHF i kishte mbyllur tribunën përballë, ndërkohë që tani nuk e lejon më të luajë në të pasi nuk plotëson asnjë kriter për ta licencuar.

Stadiumi “Besa” është në gjendje të mjerueshme aktualisht.

Siç tregojnë edhe pamjet, stadiumi “Besa” është kthyer në një kullotë bagëtish.

Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi premtoi një stadium modern për Besën dhe qytetin e Kavajës. Një projekt-ide e bërë publike, por që kurrë nuk u vu në jetë.

Dy kryebashkiakë e kanë pasuar Roshin, ndërsa stadiumi “Besa” është kthyer aktualisht në një kollotë bagëtish./a.m/NOA.al