Transmetuar më 17-11-2020, 20:24

Ndërron jetë një ish-mësuese në Kosovë për shkak të Covid-19.

Bëhet fjalë për ish-mësuesen Luljeta Zymberi, të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ajo kishte dalë në pension më 6 shtator të këtij viti, teksa kishte punuar gjatë gjithë periudhës para pensionimit, si edhe gjatë kohës së pandemisë.

Zymberi ishte infektuar me Covid-19, ndersa nuk ka arritur të përballojë komplikimet shëndetësore të shkaktuara ky virus.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reagur edhe shkolla “Pjetër Bogdani”:

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë kolegia dhe ish arsimtarja jonë Luljeta Zymber. E ndjera kishte punuar me vite të tëra në shkollën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë. Madje edhe gjatë kohës së pandemisë edhe pse ishte në prag të pensionimit, ajo që nga fillimi i muajit mars asnjëherë nuk u ndal me punën dhe përkushtimin e saj me nxënës, deri sa kishte dal në pension më 6 shtator të këtij viti.

E ndjera së fundmi ishte infektuar me virusin korona e të cilin nuk arriti ta përballoj ku edhe e humbi jetën"./a.k/noa.al/