Transmetuar më 19-11-2020, 15:16

Disa deputetë janë konfliktuar fizikisht në seancën e sotme të Parlamentit në Kosovë.

Protagonistë ishin disa deputetë të Vetëvendosjes dhe një deputet i Lidhjes Demokratike.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi u krijuar tension në sallë.

Pasi u përfshinë në debat në distancë deputetët u konfliktuan edhe fizikisht.

Deputetë të Vetëvendosjes ndërhynë për ta ndalur deputetin Gashi  dhe aty është detyruar që të ndërpritet seanca.

Por gjithçka u mbyll në pak minuta. /k.k/noa.al/