Transmetuar më 19-11-2020, 18:47

Andi Lila ka reaguar pas vendimit të Kryetarit Bashkisë Kavajë, Redjan Krajli, për ta nxjerrë nga stadiumi ku tha se aty ka derdhur gjak dhe ka lartësuar qytetin e Kavajës, dhe kishte shkuar aty për të folur për të mirën e ekipit të Besës.

Ish-mbrojtësi denoncoi dy ditë më parë gjendjen e mjerueshme të stadiumit legjendar të Besës, që ka nxjerrë emra të mëdhenj dikur, ku tha se tashmë ajo ishte kthyer në një kullotë për bagëtitë.

Pas përplasjeve me kryebashkiakun kavajas, Andi Lila thotë se nuk i është frikësuar 33 mijë serbëve në Beograd, jo më rilindasve.

Ai iu referua ndeshjes së 14 tetorit, 2014, e cila u ndërpre prej huliganëve serbë.

“Në Shqipëri po instalohet diktuara”.

“Me Partinë Socialiste fillimisht u shemb teatri pastaj nxirren futbollistët jashtë stadiumit. Jam ndier shumë keq, për atë qytet ne kemi kontribuar shumë”.

Me kostumin e politikanit, pasi është propozuar kandidat për deputet në Kavajë, Andi Lila, foli për SYRI TV, ku edhe tregoi se doli paqësisht nga stadiumi pasi njerëzit që i erdhën i kishte detyruar Partia Socialiste.

“Unë nuk doja që situata të acarohej dhe pranova qetësisht të dilja jashtë stadiumit. Andi Lila nuk pati frikë në mes të Beogradit ku ishin 33 mijë serb”.

“Me ata që më nxorën nga fusha unë skam asgjë, ai personi që erdhi është djali i Ilir Duros, ish futbollistit dhe trajnerit. Ai ndihej i turpëruar për atë gjest që po bënte por e kishte urdhër”, – tha ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Andi Lila./a.m/NOA.al