Transmetuar më 20-11-2020, 00:04

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

Një këmbësore dyshohet se është përplasur nga një automjet në rrugën Shtime-Komoran, përkatësisht në udhëkryqin e rrugëve në Krojmirë të Lipjanit.

V.M., 14-vjeçe dyshohet se është goditur nga një veturë e tipit Golf 2 me ngjyrë të kaltër.

E ndjera ka ndërruar jetë në spital teksa po trajtohej nga mjekët./a.k/noa.al/