Transmetuar më 20-11-2020, 14:05

Një grabitje e rëndë me të shtëna armësh dhe shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm. Grabitja ka përfshirë Bankën Kombëtare Tregtare, raporton noa.al.

Raportohet se është grabitur dega e BKT në Prishtinë.

Autorët, kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të rojës së bankës. Në videon që publikoi Tv Dukagjini, shihen momentet rrëqethëse të ngjarjes.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin.

Zëdhënësi policor Borovci njoftoi se po kryhet ekzaminimi në vendin e ngjarjes dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi (roje).

Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.

VIDEO