Transmetuar më 21-11-2020, 13:16

Që prej muajit mars, kur në Shqipëri është raportuar për shpërthimin e pandemisë së Covid-19, çmimet e maskave, dezinfektuesve dhe alkoolit kanë ndryshuar, duke rënduar tek xhepat e qytetarëve.

Çmimi i një maske të tillë në farmaci të ndryshme të kryeqytetit kushton nga 20-50 lekë copa.

Por maska sipas qytetarëve shitet 30 lekë, 30 deri ne 80 dhe 100 lekë, në farmaci të ndryshme.

Ndërsa xheli dhe alkooli për duart varion nga 150-200 lekë. Sipas farmacistëve i gjithë ky abuzim është shkaktuar nga efekti i pandemisë.

Sipas farmacistes Erisa Petro, kërkesa për maska u rrit ndjeshëm pasi ajo u bë e detyrueshme me ligj, por në valën e dytë që po përjeton vendi, kësaj herë me çmimin nuk u abuzua.

“Kërkesa për maska është shumë e lartë, sidomos tani që është bërë e detyrueshme. Çmimi është 20 lekë një, ose 800 lekë pakoja me 50 të tilla. Ky çmim ka qenë edhe para pandemisë. Ndërkohë në fillim të pandemisë ne nuk patëm, por që u abuzua shumë me çmimin”, shprehet Erisa Petro, farmaciste.

Për disa qytetarë çmimi prej 20 apo 30 lekësh është tepër i lartë, për këtë arsye ata kane zgjedhur të përdorin një maske prej tekstili.

“E blejmë tekstil se nuk na e mban xhepi me këto të tjerat.  E lajmë dhe e mbajmë gjatë, është ekonomike”, rrëfehen qytetarët.