Transmetuar më 21-11-2020, 17:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes, pasi gjyshi i bashkëshortit të saj është ndarë nga jeta.

Aurela dhe dy vajzat e saj kanë qenë të lidhura me të, andaj humbja e tij i ka hidhëruar jo pak.

Këngëtarja ka ndarë një foto krah tij, duke i bërë edhe një dedikim prekës. Ajo shkruan se vajzat e saj e thërrisnin “gjysh” si babai i tyre, Skerdi.

Më tej shton, se i ndjeri u nda nga jeta në një kohë kur në spitale nuk lejohen as vizitat, e fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurela krahas fotos.

Ajo i ka shprehur ngushëllimet edhe vëllait të Skerdit, artistit John Van Ride, duke i bërë tag, teksa ka shkruar “Ngushëllime xhaxhi Vani!”

/S. H   /NOA.al