Transmetuar më 21-11-2020, 20:32

Një ngjarje shokuese vjen nga Rusia ku 7 të rinj kanë humbur jetën pasi kanë pirë dezinfektues pasi mbetën pa alkool.

Mësohet se 2 të tjerë janë në gjendje kome për të njëjtën arsye. Një grup prej nëntë personave kanë pirë dezinfektues, kur mbetën pa alkool gjatë një feste të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi.

Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy të tjerë të moshës 27 dhe 59.

“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me dezinfektues, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.

Sipas gjykatësit, viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë./noa.al/