Ajka e vogël mesazh surprizë për babi Besin, videot që emocionuan aktorin
Transmetuar më 21-11-2020, 21:31

Ditën e djeshme Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin.

Ai kishte organizuar një festë ku ishin të pranisëhm njerëzit më të afërt dhe fabula e festës ishte “jeta në fshat”.

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila kanë ndarë momente të tjera nga festa e mbrëmshme ku momenti më i veçantë ishte shfaqja në monitor e një videoje surprizë për Besin ku shfaqet vajza e tij Ajka që i këndon këngën “Happy birthday to you!”

Ndërsa në videon tjetër vogëlushja shihet duke i thënë babi Besit “Të dua shumë” duke e emociuar pamasë artistin i cili shihet dhe i përlotur në videon e postuar në story nga Xhensila.

Besi dje ndau në rrjetet sociale edhe një mesazh falenderues ku shkruante:

"Ne keto 35 vite jete. Për gjithcka të arritur dhe gjithcka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit.

Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në ç’do foto ka një histori. Ç’do histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset. Atij që do ti jepet, atij edhe do ti kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm per çdo njeri që ka qëne pjesë e imja krejt keto 35 vite. Flm secilit që ka vene edhe nje copës guri ne gjithçka te ndertuar me mund deri sot! Flm prinderve, motres, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkfshatareve te mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen. Në fund te ditës kupton se lumturia e vërtetë është ne të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rendesishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Perulesisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit per çdo urim!"./noa.al/