Transmetuar më 21-11-2020, 23:36

Një qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm.

Sipas CNN, Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditë.

Kështu, qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, ka thënë meteorologu i CNN, Allison Chinchar.

Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të një “muzgu të butë”.