Transmetuar më 21-11-2020, 23:54

Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte e ftuar këngëtarja Valbona Mema. Skuadra e emisionit kishte menduar që për këngëtaren të plotësonte një ëndërr të fëmijërisë së saj.

Ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police dhe nuk kishte si mos “shndërrohej” sot në një police mjaft seksi.

Mema u kthye në një police tepër të bukur e fisnike dhe kishte për detyrë të jepte disa dënime ndaj pjesëtarve të skuadrës kundërshtare.

E gjithë situata e krijuar shkaktoi të qeshura e kënaqësi për të gjithë të pranishmit në skenë.