Transmetuar më 22-11-2020, 14:34

Një recetë antike, me veti shumë efektive të antibiotikut dhe që nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj

Është një recetë shumë e vjetër, e cila vjen nga mjekësia tradicionale kineze, dhe që konsiston në një supë që mund të na ndihmojë të kemi imunitet të fortë gjatë gjithë muajve të dimrit, duke parandaluar dhe kuruar ftohjen, gripin, sinusitin dhe gëlbazën.

Xhenxhefili, një nga përbërësit në supë, ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.

Ka veti shumë të fuqishme anti-inflamatore dhe është shumë i pasur me lëndë ushqyese që na ndihmojnë të rrisim sistemin imunitar.

Hudhra, një përbërës tjetër, ka veti antibiotike dhe përdoret shpesh në trajtimin e gripit dhe ftohjeve.

Më poshtë në rubrikën e noa.al,  Si të gatuajmë, po përshkruajmë recetën për supën shëruese që mund të na ndihmojë të mbajmë larg viruset dhe bakteret gjatë muajve të ftohtë.

Përbërësit: 4 qepë të njoma (të reja) të prera në copa, 50 gram xhenxhefil, 2 thelpinj hudhër, 1.5 litra lëng perimesh dhe, nëse dëshironi, 1 spec djegës të plotë.

I përzieni të gjithë përbërësit në një tenxhere, dhe i gatuani për rreth 30 minuta.

Konsumojeni supën ndërsa është ende e ngrohtë, duke i shtuar lëngun e një limoni nëse dëshironi. /a.k/noa.al/